Martesa e lidhur me dashuri zakonisht është ajo që pritet të jetë më jetëgjatë.

Dy persona jo gjithmonë lidhin jetët për shkak të ndjenjave, por edhe për interesa të tjera si përfitimet ekonomike apo fshehja e prirjeve seksuale.

Zgjidhja e një martesë është pjesa më e dhimbshme pasi ata që vuajnë më shumë janë fëmijët.

Rasti i një shqiptareje 27-vjeçare i mbërritur në inbox-in e JOQ.al hyn tek të pazakontit.

E reja thotë që është martuar me një shtetas arab prej një viti dhe nga kjo martesë ka lindur një vajzë.

Ajo shton se e ka parë më sytë e saj bashkëshortin duke kryer marrëdhënie seksuale me një tjetër person dhe ka vërtetuar se është gay.

Vajza kërkon ndihmën e fansave në dy aspekte.

Ajo shkruan:

Pershendetje JETA OSH QEF!

Jam një vajzë 27 vjece, jam e martuar me nje arab prej 3 vitesh.

Kam nje gocë te vogel 1 vjece.

Arsyeja pse po ju shkruaj është kjo: me burrin kam shkuar shumë mirë kto kohë dhe nuk e imagjinoja se ishte i tillë.

Perpara disa ditesh kam marrë vesh qe eshte gey, e kam parë vet me sytë e mi.

Jam e tronditur dhe dua te ndahem por kush me thotë cfarë procedurash duhen per ndarjen dhe ndarjen e pasurisë ?

Ju uroj ditë te mirë te gjitheve bashkë me ju stafi JOQ .