Ismet Beqiri të mos e fyej diasporën

Sekretari i LDK-së Ismet Beqiri vazhdon aventurën e tij kundër diasporës e cila ka bërë shumë për këtë vend dhe LDK-në

Por le të shtrohet pyetja cili ishte raporti i Ismet Beqirit me Degën e LDK-së në Zvicër, sidomos në dy vitet e fundit?

Po cili ishte kontributi i Ismet Beqirit në shkatërrimin e Degës së LDK-së në Zvicër. Unë flas me përgjegjesi morale se nuk ka subjekt politik në Kosovë i cili është sjell në mënyrë poshtëruese ashtu siç është sjellur Kryesia e LDK-së me Diasporën e saj.

Prandaj Ismet Beqiri duhet të korrë atë që e ka mbjellur, injorimi ka tagër të lartë?! Në anën tjetër zyrtarët e LVV-së ishin në fushatë zgjedhore në Zvicër dhe kanë mbajtur tubime të mëdha në Gjenevë, Bernë, Cyrih dhe St. Gallen.

Ata e kanë respektuar elektoratin e tyre në mërgatë, ndërsa Ismet Beqiri i ka injoruar dy Degët ma të mëdha në Diasporë.

LDK i ka perjashtuar vullnetarisht Degët e saj nga procesi zgjedhor, tash të mos e shajë Diasporën se nuk i ka faj.

LDK nuk ka pasur kuraje të takohet me përfaqësuesit legjitim për dy vjet rresht, por ka krijuar konflikt të hapur dhe poshtrues me Diasporën.

Po ashtu Ismet Beqiri e din se me urdhër të Arban Abrashit është nxjerr zvarrë nga mbledhja e KP të LDK-së Donikë Gërvalla, kryetare legjitime e Degës së LDK-së në Gjermani dhe po ashtu e dinë fort mirë se në mënyrë antidemokratike është eliminuar Shefqet Dibrani në Degën e LDK-së në Zvicër për tu emëruar Arif Baftiu, vetëm pse ishte anëtarë i Bordit të UFORK.

Ia bëjë me dije Ismet Beqirit dhe të gjitha mediave, si dhe Trupit Diplomatik, se unë jam në Kosovë, dhe jam i gatshëm për tu ballafaquar në debat publik me Ismet Beqirin ose me të gjithë së bashku Kryesinë e LDK-së, për t’ua shpjeguar shkaqet e humbjes së thellë të LDK-së, pasojat dhe jam i gatshëm të flas për të gjitha zhvillimet antidemokratike, antirugoviste dhe ti shpjegoj edhe shkaqet pse LDK-ja është kundër Diasporës! Shefqet Dibrani

SHPËRNDAJE