Ishulli tropikal në Bahamas del në shitje, mund ta blini me çmimin e një shtëpie

Nëse keni lënë mënjanë 2.5 milionë paund atëherë mund të bëheni pronari krenar i ishullit tuaj privat në Karaibe.

Pra, mund të blini një ishull tuajin privat me aq para sa duhen për të blerë një shtëpi në Londër.

Ky ishull tropikal vjen i ‘pajisur’ me një vilë të mahnitshme ndërsa në sfond keni ujërat blu karakteristike të Bahamas-it.

Ky vend quhet ‘Victoria Point Cays’dhe ka gjithashtu një dok për barkat si dhe plazhe me palma. Të gjitha këto mund të bëhen tuajat nëse i keni paratë në dispozicion.

Ishulli është afër Andros, një tjetër ishull Bahamian, dhe është e nxjerrë për shitje të drejtpërdrejtë në www.vladi-private-islands.de për $ 3.1m (£ 2.5m).

Në përshkrimin e pronës thuhet:

Victoria Point Cays përbëhet nga dy ishuj të veçantë të vendosur në South Bight të Andros në jug të Mangrove Cay, Andros me një total prej gati 4 hektarë.

Ishulli është i kompletuar me plazhe të mrekullueshme, palma, dok të mbrojtur…është i rrethuar nga ujërat më të mahnitshme të kaltra.

Këta ishuj bëjnë realitet ëndrrat tuaja për ishullin ideal privat.”