Ishte zhdukur 18 vite më parë, e vështirë për t’u besuar si e kanë gjetur djalin

Brenda një kohe shumë të shkurtër “FaceApp” ka bërë që miliona njerëz në të gjithë botën të fiksohen pas tij dhe t’i përdorin në masë filtrat e tij nëpër foto.

Por me anë të këtij aplikacioni është bërë edhe një mrekulli. Sipas që shkruan “Metro” një fëmijë, i cili ishte zhdukur 18 vite më parë është ribashkuar me familjen e tij falë këtij aplikacioni.

Mësohet se 22-vjeçari, Yu Weifeng u gjet vetëm sepse një prej oficerëve të policisë kishte modifikuar foton e tij me aplikacionin e njohur, kur ai ishte katër vjeç mosha në të cilën ai ishte zhdukur.

Për gati dy muaj janë zgjedhur kandidatë që ngjanin si 22-vjeçari. Më pas ai është gjetur në qytetin Guangzhou.

Oficeri Zheng Zhenhai tha:

“Kur e gjetëm atë, ai refuzoi të besonte. Më pas e zbuluan analizat e ADN-së se ishte ai personi që ne kërkonim”.

Prindërit e tij biologjikë kanë thënë se u janë mirënjohës personave që e birësuan djalin e tyre dhe  rritën atë për 18 vite.