Ishte “bishë” për kohën, makina e Enver Hoxhës arrinte deri në 120 km/h

Ajo ka qenë makina më e lakmuar e kohës në kohën e diktaturës.

Po flasin për “Skodën” e ish-diktatorit Enver Hoxha. Sot ky mjet gjendet në një autoservis të Lezhës, mes makinave të viteve të fundit.

Thuhet se në të gjithë botën janë 100 ekzemplarë, ndërsa ky model ka rënë në duart e dy vëllezërve që kanë patur lidhje nga xhaxhai me Enver Hoxhën.

Edhe pas shumë vitesh, motori është ende në gjendje pune dhe mund të kapë shpejtësi deri në 120 km.

Ky model është prodhuar në Çekosllovaki ndërmjet viteve 1950-1952, është i gjatë 6 metra dhe ka numër shasie 5337.

Ndërkohë xhamat e trashë janë me shenja plumbash, për të testuar sesa mund të përballonte.