Një ish garues për Mister Universe ka hequr dorë nga çdo lloj ushqimi për të pirë urinën e tij.

Ai madje thotë se pasi ka nisur konsumimin e saj, është më në formë se kurrë dhe ka shpëtuar edhe nga dhimbja kronike që kishte.

Babai i tre fëmijëve, John DePass ia ka dedikuar 30 vite të jetës së tij bodybuilding-ut, por pasi filloi të kishte dhimbje kronike para tre vitesh, vendosi që ta ndërronte mënyrën e jetesës.

46-vjeçari nga Ontario, Kanada rrëfen se si fillim hoqi dorë nga të gjitha produktet shtazore dhe më pas hoqi dorë nga të gjitha llojet e ushqimeve.

Sipas tij, me ndryshimet që i bëri regjimit ushqimor, ai tashmë nuk ka më dhimbje çdo ditë.

Kështu, nga e hëna në të premte, John e zëvendëson ushqimin me urinë dhe lëngje të ndryshme frutash ndërsa gjatë fundjavës konsumon vakte me bazë mishi dhe karbohidratesh.

DePass thotë se është shumë i lumtur me rezultatet e regjimit të tij të dhimbshëm, pavarësisht se bashkëshores së tij nuk i pëlqen aspak zgjedhja e re e “pijeve”./JOQ/