Seani Love po punonte si inxhinier i softuerëve kur vendosi ta ndjekë një seminar seksi, duke shpresuar se do t’i ndihmojë “ta ngjallë” jetën seksuale kur është në dhomën e gjumit me partneren.

Por, ai kurrë nuk kishte besuar se hobi i tij i ri do t’ia ndryshojë plotësisht karrierën – të bëhet “eskortë” shoqërues i femrave.

Pasi iu ofruan 130 funte për takimin e parë privat, Seani, tani 48-vjeç, që ka lindur në Australi por që aktualisht jeton në Londër, tani fiton nga 1,200 nga çdo kliente.

Ky burrë pranon se deri më tani ka “kënaqur” mbi njëmijë kliente me shërbimet e tij, duke pretenduar se u ka ofruar përvojën më të mirë seksuale me të.

Por, ajo çfarë e bën rrëfimin e tij më “interesant” është fakti se partnerja e tij nuk është kundër profesionit të ri, madje e përkrah që të vazhdojë punën si “shoqërues” i femrave nga e mbarë bota.