Fahri Begolli nga Prishtina merret me një sport të veçant në SHBA. Se për çfarë bëhet fjalë, lexoni intervistën e realizuar nga InfoKosova.

1. Ztr. Fahri Begolli na tregoni pak për vetën tuaj si përson (puna, familja, nga cili vend i Kosovës jeni dhe në cilën pjesë të SHBA jetoni)?

Unë jam Fahri Begolli (Gega), 37 vjeqar nga lagjja Kodra e trimave (Vranjevci) e Prishtinës. Tash jetoj në rrethinë të Bostonit të Amerikës. Ktu kam ardhur me familje pas luftës në vitin 1999 dhe më pëlqen shumë. Punoj si bartender për “Marriott Hotels” në Boston dhe ende jam beqar.

2. Jetoni në vendin e mundësive, përse keni zgjedhur pikërisht sportin e golfit?

Po pikërisht Amerika është vend i mundesive, megjithatë edhe kam pas fat të njoftohem me sportin e golfit për të cilin kam shumë dashuri të madhe edhe knaqësi të veqantë, ndoshta edhe për këtë arsyje jam ende beqar sepse golfi kërkon shumë kohë dhe praktikë të madhe në terren.

3. Keni një hendikep goxha të pëlqyer (6.5), kush ishte apo kush është partneri i juaj me të cilin keni luajtur golf më së shumti?

Qe 8 vite jam antar i një golf club i cili quhet www.gannongolfclub.com afër shtëpisë, ku edhe lozi s’paku 70 rounds në vit edhe pse dimri mundet me qenë i gjatë ndonjëherë.

Cdo vikend me të gjithë anëtarët e klubit kemi tournaments ku zhvillojmë gara në grupe me 4 lojtar, edhe kemi disa tournamente ku zhvillojmë gara ndaras, kshtu që çdo here mundohemi të lozim sa ma mirë edhe të mësojm lojën gjithnjë më mirë.

Golfi është një sport shumë i komplikuar dhe kërkon shumë kohë dhe trajnim për të luajt goxha mirë.

Unë këtu luaj më së shumti me vëllaun tim edhe me tre Kosovar tjerë, sa herë që kemi kohe të mblidhemi bashkë.

4. Nga kush keni mësuar më së shumti në lojën e golfit dhe cilin lojëtar golfi e keni si model?

Qysh në fillim kam marr shumë mësime prej një shkolle të golfit (i brendshëm) në Boston aty gjate muajve të dimrit mësova shumë gjëra të reja e sidomos golf swing.

Gjithashtu kam mësuar shumë edhe nga YouTube videos, kisha me than se Rory McIlroy është lojëtar model për mua, por preferoj edhe të tjerë si Adam Scott, Justin Rose. Golf swingu i këtyre lojëtarëve më pëlqen shumë, edhe pse të gjithë janë shumë të ndryshëm me njëri-tjetrin.

5. Ju nuk keni qenë pjesë e takimit vitin e kaluar në Gjermani kur u mblodh komuniteti shqiptar i golfit nga Kosova, megjithatë ju i jeni përgjigjur pozitivisht ftesës për të qenë pjesë e Federatës së golfit të Kosovës, si jeni ndier kur jeni pyetur për këtë mundësi?

Po ashtu është, megjithatë ndjihem shumë madheshtor për mundesin e dhënë edhe jam shumë i lumtur që Kosova të mund ta ketë një fushë golfi në të ardhmen.

Eshtë ëndërr e imja të lozi golf në vendlidjen time ku edhe besoj se do të kete shumë talenta Kosovar sepse ne si popull jemi shumë të shkathët nëse do na ishte dhënë mundësia.

6. Ju jeni i vetmi shqiptar nga SHBA pjesë e Federatës së golfit të Kosovës, a mendoni se edhe shqiptar të tjerë nga SHBA do t’i bashkangjitën Kosovës për ta shkruar historin dhe për ta rritur nr e lojëtarëve të golfit?

Po patjeter, besoj se po, ne Kosovaret këtu ku gjendem unë, pra në rrethin tim jemi shumë të angazhuar me lojën e golfit, por në përgjithësi në Amerikë komuniteti shqiptar merret me lojën e golfit dhe besoj se do paraqitet një numër i konsiderueshëm i tyre për t’iu bashkuar Federatës së golfit të Kosovës.

7. Pas pesë viteve, në çfar hendikepi e shihni vetën, sidomos marr parasysh faktin që nga viti i ardhshëm do ta djersitni dresën e Kombëtarët së Kosovës?

Kisha pas dëshirë qe të kam 3 handicap ose 0 por është goxha vështirë sepse loja e golfit është shumë e komplikuar, dhe kërkon shumë praktikë, edhe për të arritur në atë nivel më duhët të kam një mësues golfi për të mësuar më shumë dhe më thellë.

Këtu ne SHBA kushton mijëra dollar për mësime të golfit andaj për të arritur atje ku dëshiroj më duhët t’i shpenzoj edhe disa mijëra dollar sepse së paku 80 dollarë më kushton ora e mësimeve.

8. A do t’i sygjeroni të rinjëve shqiptar që ta praktikojnë lojën e golfit?

Pa tjeter, sepse golfi është një lojë që mund ta luaj gjatë gjithë jetës.

Loja e golfit i mëson të rinjët jo vetëm lojën por shumë e shumë gjëra tjera të jetës.

Shumë njerëz thonë se loja e golfit i përngjan jetës së përditshme.

9. A do dëshironit që Kosova ta ndërtoj një fushë golfi, madje me 9 gropa?

Sic thash edhe më lart, kam dëshirë shumë të madhe edhe besoj se nëse Kosova e ndërton një fushë me standarde serioze do të sjellë shumë turista që ta vizitojnë Kosovën me qëllim që loja të kushtoj më lirë se në shtetet evropiane dhe besoj se do të ketë suksese shumë te mëdha në shumë sfera tjera, sepse vet shteti do ta ndërtonte një imazh tjetër pas fushës së golfit.

10. Sa shpesh e vizitoni Kosovën 10 vitet e fundit dhe sa do ndryshonte kjo në rast se ndërtohet fusha e lart cekur?

Ne 10 vitet e fundit kam qene ne Kosove nja 4/5 here, po patjeter besoj se do ta kisha vizituar Kosoven.

Cdo vit nëse kishte pasur një fushë golfi dhe gara te ndryshme te golfit.

Unë këtë vit do marr pjesë në “Worldwide amateur tournament” në Myrtle beach nga data 25 gusht deri me 31 gusht.

Uroj të marr pjesë në të ardhmën në gara të golfit edhe diku në troje shqipëtare.

11. Për fund, a dëshironi të shtoni diçka tjetër nga pyetjet që ju bëri Info Kosova?

Jo, skam diçka tjetër për të shtuar. Më vjen mirë për mundësinë për këtë intervistë. Faleminderit shumë.