Të paktën 9 gra kanë ndërruar jetë si pasojë e një kanceri të rrallë që mendohet të ketë lidhje me implantet e gjirit.

Ndërkohë, specialistët paralajmërojnë se rreth 448 gra të tjera janë diagnostikuar me limfomë të qelizave të mëdha anaplastike (BIA-ALCL), që formohet në kapsulën përreth implantit.

Numri i pacienteve të diagnostikuara me BIA-ALCL, që vret qelizat në sistemin imunitar dhe fillon me dhimbje dhe ënjtje në gji, është rritur nga 414 raste në 12 muajt e fundit dhe 359 vitin e mëparshëm.

Deri më tani raportohet të ketë pasur më shumë se 600 raste të këtij kanceri të rrallë të raportuar në mbarë botën dhe 16 vdekje.