Bukuroshja Almeda Abazi është pa diskutim njëra ndër femrat më tërheqëse shqiptare

Karriera e saj nisi në vitin 2007, kur ishte shpallur “Miss Tirana”, ndërkohë që kishte arritur të kurorëzohej edhe “Miss Shqipëria 2008”, me çka iu hap rruga drejt spektaklit “Miss Globe”.

Më pas, ajo vazhdoi rrugën e aktrimit, duke u bërë ndër aktoret më të suksesshme në Turqi, ku ishte pjesë edhe e serialit të famshëm “Sylejmani i madhërishëm”.

Almeda në vitin 2015 kurorëzoi dashurinë e saj edhe me aktorin e njohur Tolgahan Sayışman.

Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory disa imazhe nga e kaluara, ku ka treguar se si dukej ajo 10 vite më parë.

Almeda ka kujtuar edhe mikeshën e saj që ka pasur pranë në këtë rrugëtim, ndërsa ka qeshur me paraqitjen e saj në të kaluarën.