Ia shkroi emrin ‘Jackie Chan’ klientit aziatik, e pëson keq punonjësi i dyqanit të pijeve

Një punonjës i ‘Smoothie King’ është pushuar nga puna pasi ia shkroi emrin një klienti ‘Jackie Chan’ në faturë.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur në 3 qershor.

Konsumatori ishte korean kështu që punonjësi nuk e mori mundimin fare ta pyeste për emrin dhe e ia shkroi ‘Jackie Chan’.

Rasti është konsideruar si racizëm dhe për këtë arsye ai është pushuar nga puna.

Klienti, Tony Choi, iu drejtua mediave të tij sociale për t’u treguar miqve të tij se çfarë i ndodhi tek dyqani në Karolinën e Veriut.

Zoti Choi shkroi:

“Ishte tek Smoothie King me fëmijët. Në vend që të më pyeste për emrin, Zack H. mendoi se do të ishte për të qeshur nëse ma shkruante ‘Jackie Chan’.

Duke qenë se jam koran, këtë ky rast më ka ofenduar shumë. Por, tre punonjësit e tjerë që punonin aty nuk po pushonin së qeshuri.

Nuk është hera e parë që përballem me racizëm dhe nuk më bën përshtypje. Sot, u largova nga dyqani i xhindosur duke u përpjekur që fëmijët mos ta kuptonin se çfarë kishte ndodhur.”