I theu të dyja këmbët gjatë ushtrimit, gjimnastja plotëson ëndrrën dy muaj pas incidentit të dhimbshëm

Gjimnastja, e cila i theu të dyja këmbët gjatë realizimit të një ushtrimi, ka realizuar ëndrrën e saj dy muaj pas incidentit.

22-vjeçarja Samantha Cerio nga Karolina e Veriut i nxori vendit të dy gjunjët dhe pësoi lëndime të tjera serioze kur ushtrimi që ajo po realizonte nuk shkoi ashtu siç duhej.

Por, tashmë ajo ai arriti qëllimit të saj, dhe mundi të ecte drejt altarit gjatë dasmës që u mbajt dy muaj pas operacioneve që kreu.

Incidenti ndodhi më 5 prill ndërsa videoja që tregon momentin dhimbshëm bëri xhiron e rrjetit.

Cerio lëvizte në karrocë me rrota pas operacioneve, por ia kishte vënë qëllim vetes që ditën e dasmës do të çohej në këmbë dhe do të ecte.

Rrëzimi fatal i dha fund karrierës së 22-vjeçares si gjimnaste.