Kamerat e sigurisë të vendosura brenda një burgu në Brooklyn të New Yorkut, kanë filmuar momentin kur i burgosuri i dënuar për vrasje rrah brutalisht gardianin të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore.

Parris Tillery, 24-vjeç, i burgosur në mars të vitit të vitit të kaluar nën dyshimin për një vrasje që kishte ndodhur në shtator të vitit 2016, ku humbi jetën 28-vjeçari Rysheen Ervin në Brownsville, sulmoi pa kurrfarë paralajmërimi gardianin, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë brenda burgut kanë filmuar momentin, kur gardiani i paemëruar hap derën e një qelie dhe sulmohet brutalisht nga Tillery.

Por edhe pse gardiani u mundua ta qetëson situatën duke i hedhur sprej për sy të burgosurit, Tillery reagoi edhe më ashpër duke i thyer hundën dhe nofullën gardianit që mbeti i shtrirë pavetëdije.

Sulme të ngjashme ndaj gardianëve në këtë burg janë shpeshtuar kohëve të fundit.