Holanda i mbyll derën Shqipërisë: Ka ende rrugë të gjatë për të bërë

Holanda është një nga vendet e Bashkimit Europian, e cila është shprehur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Të njëjtin qëndrim mbajti sot edhe ministri i Jashtëm, Stef Blok.

Në një deklaratë nga Dhoma e Ulët, ai u shpreh se Shqipëria ka ende rrugë të gjatë për të bërë.

Ndërkohë me një tjetër gjuhë foli për Maqedoninë e Veriut, të cilës i la një shteg.

Blok tha:

Shqipëria ende ka një rrugë të gjatë për të bërë. Hapa të mirë janë marrë në Maqedoninë e Veriut, por ata nuk janë ende atje ku duhet. Diçka ende duhet të bëhet në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

Por në Dhomën e Ulët ka qëndrime të ndryshme përsa i përket zgjerimit në Bashkimin Evropian.

D66, PvdA dhe GroenLinks duan që BE të fillojë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë ngaa tjetër PS dhe PVV janë kundër.

Kurse CDA është më pozitive për Maqedoninë e Veriut, ndërsa për Shqipërinë ka rezerva.

Përsa i përket VVD, nuk ka folur akoma.