Heqja e numrit të pëlqimeve, influencuesit e Instagramit mund të detyrohen të gjejnë punë prej vërteti

Për shumicën prej nesh numri i pëlqimeve nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, por nuk mund të themi gjë për influencuesit.

Në përpjekje për të hequr ‘presionin’ psikologjik nga përdoruesit, Instagram është në rrugë e sipër për heqjen e numrit të pëlqimit nga postimet.

Por, për influencuesit të cilët kanë një numër të madh ndjekësish në llogaritë e tyre ky nuk është lajm i mirë. Kjo pasi ata marrin sponsorizime në bazë të numrit të pëlqimeve që kanë nëpër postime.

Kështu, me rregullat e reja, i bie që këta influencues të detyrohen që të gjejnë punë si gjithë të tjerët.

Tashmë po thuhet që ‘yjet’ e Instagramit duhet të dalin e ‘të kërkojnë punë në botën reale’.

Një person shkruante:

Po u dërgojmë mendimet dhe lutjet tona influencuesve të cilët mund të mos kenë më mundësi që të mbështesin financiarisht veten e tyre me anë të Instagramit.”

Sponsorizimet në Instagram përgjithësisht përcaktohen nga niveli i angazhimit të audiencës dhe kjo përfshin edhe numrin e pëlqimeve dhe komenteve që çdo postim merr.

Më pak fjalë ndryshimi mund të jetë duke shkatërruar karrierat e këtyre influencuesve.