Pas kushtit të palës serbe për tërheqjen e taksës së Kosovës prej 10% për ta vazhduar dialogun me Kosovën, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka vazhduar të insistojë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ka thënë se alternativat tjera dërgojnë në izolim dhe në konfrontim.

“Pozicioni i palës kosovare është i qartë, dialogu nuk ka alternativë.

Alternativë tjetër është izolimi, konfrontim dhe zërat nacionalist populist të incidenteve prandaj qëndrimi i shtetit të Kosovës do të jetë në përputhshmëri dhe do të jetë në interesin e shtetit të qytetarëve për mundësinë e bërjes së një marrëveshjes”, tha Thaçi.

“Beogradi nuk ka nevojë t’i frikësohet në asnjë rrethanë Kosova do të jetë e përgjegjshme edhe në dialog por edhe në veprimet e saja kështu që nëse Beogradi do ta ketë lehtë me palën kosovare ka gabuar kështu që me argumente tona nuk janë ato që duhet ta lëkundin dialogun. Argumentet janë në favor të dialogut”, ka deklaruar Thaçi.