Manaferrat janë fruta shumë të shijshëm dhe të shëndetshëm.

Ky lloj i frutave janë të pranishëm sidomos gjatë muajve të verës.

Konsumimi i manaferave bëhet edhe në sezonët e tjera, për arsye se edhe të ngrira ato nuk i humbin vlerat ushqyese.

Disa nga përfititmet shëndetësore të manaferrave janë:

Ato kanë nje sasi të madhe të fibrave.

Vetëm një filxhan i vogël me manaferra përmban përafërsisht 60 kalori dhe 8 gram fibra.

Kjo sasi përbën një të tretat e totalit të sasisë së fibrave që janë të parapara të konsuohen gjatë ditës.

Manaferrat kanë vitamin C.

Siç dihet vitamin C është një antioksidant i fortë dhe ka veti anti inflamatore.

Gjithashtu ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës, për arsye se ai ndihmon prodhimin e kolagjenit dhe seratoninën( hormone që bënë nxitjen e lumturisë dhe ndihmon në gjumin e rregullt).

Manaferrat ndihmojnë në shëndetin e eshtrave.

Pasi që ato përmbajë vitamin K, kjo do të thotë që ndihmon në mpiksjen e gjakut, process ky esencial për zhvillimin normal të eshtrave.

Përpos këtyre vetive ato mbrojnë edhe trurin, ndihmojnë në kontrollimin e sasisë së sheqerit në gjak si dhe kanë shumë benefite të tjera shëndetësore.