Rreth orës 05:00 të mengjesit njësitet policore të staconit qendra në Prishtinë, kanë realizuar një aksion policor, ku janë arrestuar dy përsona të dyshuar, të cilët janë përfshirë në një vjedhje të rënd, që ka ndodhur po në të njëjtën ditë rreth orës 02:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur, në një pompë derivatesh , ku tre personat e dyshuar, kishin arrit që nga rezervuari të marrin disa litra naftë.

Dy nga personat e dyshuar derisa po të tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes, janë arrestuar nga ana e policisë, ndërsa njëri prej tyre (i njohur për policinë), ndodhet në arrati.

Gjithashtu nga ana e policisë është sekuestruar edhe një veturë (Golf II), e cila është dërguar për ekzaminim.

Personave të arrestuar: A. P, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe K. S, mashkull, 61 vjeç, pasi që u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes. /Express/