Edhe mbreti i xhunglës ka frikë.

Ky është momenti kur një luan vrapon i frikësuar.

Nga pas e ndjek një tufë me buaj.

Fotot janë realizuar në Masai Mara në Kenia.

Dy fotografë ishin në safari kur panë këtë skenë.

Fillimisht luanët tentuan që të afrohen tek një buall i veçuar.

Më pas turma e vuri re këtë gjë.

Ata u mblodhën dhe sulmuan luanët.

Laurent Renaud dhe Dominique Haution, që bënë fotot, thanë se frika mund të lexohej qartë në sytë e luanit.

“Kur ndaluam makinën, pamë të gjithë këtë skenë.

Luanëve nuk iu desh shumë që të largohen me bisht ndër shalë”.

Shiko Fotot: