Këngëtari i njohur nga Gjakova, Edi Furra dhe grupi Lirikët kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor

“Hajde gjakovare” titullohet kënga e tyre më e re e sjellë në bashkëpunim, e cila është një këngë ritmike popullore.

Kënga është orkestruar nga Sajmo Production, ndërsa është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip.

Kënga jonë e re ‘Hajde gjakovare’ është një këngë kushtuar nënave, bashkëshorteve, motrave dhe vajzave”, ka thënë Edi Furra.

Klipi sjell një atmosferë të bukur dhe interesante nga qyteti i Gjakovës, teksa i është besuar produksionit “Ermali”.

Edi Furra është një prej emrave më të pëlqyer dhe të kërkuar në Gjakovë, teksa shquhet si një interpretues i mirë i muzikës ‘live’.

Në anën tjetër, Lirikët janë po ashtu një grup mjaft i pëlqyer i folklorit në vend.