Pep Guardiola po synon të sjell katër lojtarë të ri te Manchester City, vlera e të cilëve mund të kap shifrat e 200 milionë funteve.

Trajneri spanjoll dëshiron ta freskojë skuadër me një mbrojtës të ri, dy mesfushor dhe një sulmues.

Mesfushori qendror i Atleticos, Rodri është një nga objektivat, i cili shihet si zëvëndësues ideal i Fernandinhos, i cili mbushi 34 vjet këtë muaj.

Drejtori sportiv Txiki Begiristain ka bërë kontakte personale me 22-vjeçarin së fundmi. Kluazola e lirimit të tij është 60 milion funte.

‘Qytetarët’ gjithashtu kanë monitoruar situatën e sulmuesit të Frankfurt, Luka Jovic, ndërsa interesim ka edhe për Joao Felix.

Disa burime pranë klubit të ‘Cityzens’ kanë thënë se mbrojtësi i majtë Ben Chilwell ka qenë një objektiv, por Guardiola kërkon një mbrojtës qendra.

Të gjitha shpenzimet në verë mund të kapin shifrat e 200 milionëve, çka nuk janë aspak problem për drejtuesit e klubit.