Gruaja muslimane në paradën e LGBT: Turp për juve, Zoti krijoi Adamin e Evën e jo Adamin e Stivin!

Një grua muslimane ka reaguar me fjalët “turp për ju” ndaj marshuesve të LGBT në Londrën Lindore.

Ajo kishte akuzuar marshuesit e “krenarisë” derisa ata mbanin flamurin shumëngjyrësh.

Ndër të tjera ajo i kishte thënë njërit prej marshuesve “turp për ju, ju jeni të neveritshëm”.

Ajo iu kishte thënë edhe që “Zoti ka krijuar Adamin e Evën, dhe jo Adamin e Stivin”, shkruan Daily Star, transmeton Indeksonline.

Policia është duke hetuar rastin i cili është konsideruar si sulm.