Gresa publikon imazhe të reja nga dasma përrallore

Gresa ka publikuar disa fotografi të bukura nga nata e dasmës.

Një nga dasmat që kohëve të fundit ka bërë bujë në publik është padyshim dasma e këngëtares së mirënjohur, Gresa Behluli.

Të shtunën (më 30 mars), Gresa dhe Lulëzimi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, në një nga lokalet e njohura të kryeqytetit.

Ata janë përkujdesur maksimalisht që kjo dasmë të jetë sa më madhështore dhe në dasmë kanë qenë të pranishëm emra të njohur të estradës.

Sot në Instagram, Gresa ka publikuar disa fotografi të bukura të realizuara nga fotografi i njohur, Norik Uka, të cilat janë mbresëlënëse.

Me fustan të bardhë, Gresa duket e mahnitshme.