Nicolas Belvito ndoshta nuk njihet nga askush jashtë France sepse luan me skuadrone Grenoble në Ligue 2 të vendit në fjalë.

Mirëpo në transfertën ndaj Ajaccio ai arriti të bëjë emrin e tij të lakohet nga të gjithë mediet.

Ndeshja ishte fiksuar në shifrat 1-1 dhe skuadrat po shkonin drejt një barazimi, ndryshe mendoi sulmuesi, i cili pa daljen e portierit kundërshtar në një moment dhe nuk ngurroi të godasë nga rrethi i mesit të fushës.

Një goditje e fortë, e kalibruar mirë dhe e saktë që u ndal në rrjetë dhe i dha fitoren skuadrës së Grenoble që renditet në vend të 9-të me 45 pikë dhe lë Ajaccio në zonën e ftohtë me tre pikë larg vendin që bie një kategori më poshtë.