Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se ka kohë që gjërat nuk i kanë shkuar mirë zyrtarëve kosovarë në raport me qeverinë e Serbisë.

Gjuriq në një intervistë për gazetën serbe ‘Blic’, ka vlerësuar se në Prishtinë kanë arsye të jenë nervozë dhe madje kjo është e kuptueshme.

Sipas tij, ka kaluar një kohë e gjatë që punët nuk po i shkojnë mirë elitës politike në Kosovë.

Prandaj, Gjuriq ka theksuar se kanë ndodhur disa gjëra që për vite të tëra nuk kishin ndodhur në Kosovë, duke aluduar në problemet e serbëve të Kosovës.

Gjuriq ishte arrestuar nga institucionet vendore kosovare për shkak se ai kishte hyrë ilegalisht në Kosovë duke mos i respektuar organet e drejtësisë.