U martuan dhe martesa e tyre bëri zhurmë të madhe, kurorëzimi i dahurisë së tyre u bë më një organizim madhështor me shumë të ftuar.

Ata po bëjnë thuajse një vit të martuar dhe janë shumë të dashuruar e të lumtur bashkë, meqë tani në jetë u ka ardhur edhe i biri Zëri.

Dyshja e famshme, Elita Rudi dhe Asdren Gjikolli, me 21 Shtator të vitit të kaluar, patën një dasmë të madhe në periferi të Prishtinës, e cila megjithatë u tentua të mbahej larg syrit të mediave.

Mirëpo i ftuar në Nd’rrimin e Natës, reperi u pyet nga nikoqiri Alaudin Hamiti, se cilat janë dhuratat më të vlefshme që kishte marrë?

“Kam bërë një Koleksion të shampanjave, rakiave dhe verërave.

Ato kanë qenë dhuratat më të mira, i ruaj dhe i hap në raste të veçanta”, ka deklaruar Gjiko.

Ndërsa i pyetur se sa fëmijë do nga martesa me Elitën, ai është shprehur se i do tre!

Intervistën e plotë mund ta gjeni në linkun më poshtë: