Të gjithë kemi pasur presion nga shoqëria për të menduar se beqaria është gjë e keqe.

Nëse jeni beqare, mendimi i përgjithshëm është se ka diçka gabim me ju. Por, kjo nuk është aspak e vërtetë

Megjithëse është e mahnitshme ta keni dashurinë, energjinë dhe perspektivën e shtuar që jua sjell lidhja, kjo gjithashtu nënkupton se duhet të përkushtoheni jashtëzakonisht shumë.

Sidoqoftë, më poshtë ju sjellim dy gjëra që koha e beqarisë ia mëson çdo njeriu:

Nuk jeni të varur nga tjerët për lumturinë tuaj

Qëndroni larg mendimeve të krijuara nga Hollywood-i se njerëzit nuk janë të lumtur pa lidhje.

Mos e shpenzoni tërë kohën dhe energjinë duke kërkuar lidhje apo duke u penduar për të kaluarën.

Këtë kohë shfrytëzojeni për ta trajtuar veten, për t’u angazhuar në gjëra të reja dhe, më e rëndësishmja, për ta dashur veten.

Keni kohë të eksploroni, ta kuptoni veten dhe jetën

Lidhjet marrin kohë dhe burime. Edhe nëse faturat ndahen në dy vende, gjithmonë ka më shumë shpenzime.

Shfrytëzojeni kohën si beqarë dhe bëjeni një jetë e cila ju bën të lumtur. Si beqarë keni më shumë opsione për të udhëtuar, për t’u marr me hobi dhe projekte tjera personale.