Pas paraqitjes së ‘zjarrtë’ që ajo kishte, në fotosesionin e fundit ku u shfaq me një veshje leopardi, ajo vazhdon të befasoj publikun me paraqitjet e saj.

Këngëtarja 31 vjeçarje u pa teksa po merrte pjesë në një ndejë private në New York.

Ajo që bije në sy janë format ‘perfekte’ të këngëtares, e cila kishte të veshur një fustan të zi të errët në të cilin dukej mjaft bukur.

Riri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes tek mediave rozë në secilën paraqitje që bën, e padyshim se ajo kujdeset që secila paraqitje të jetë në perfeksion. /Indeksonline/