Gili sjell super këngë

Këtë vitë Gili është më aktive në projektet muzikore, është edhe kjo këngë super e këndshme e titulluar “Ashiqare”.

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Gili pas suksesit që arriti me baladën “Fustani” tani publikut të saj i dhuron një këngë me ritëm energjik.

Siç pretendohet të jetë mega hit i vërtetë, së bashku me videoklip ku e shohim Gilin me formë perfekte dhe me një dinamik siç din vetëm ajo , e që e dëshmon me bagazhin e saj krijues , artistiko-edukativ për secilën gjeneratë.

Kënga “Ashiqare” me tekst e muzikë të Ilir Beranit, ndërsa orkestrim të Ervin Gongjit vjen me super videoklip nga “BUG” production të cilin ju ftojmë ta ndiqni. /Lajmi.net/