Këngëtarja Gili e ka paralajmëruar këngën e saj të re e cila do të jetë në duet me këngëtarin e njohur.

Gili dhe Buraku i kanë bashkuar idetë për projektin e ri muzikor i cili do të publikohet shumë shpejtë.

Kjo u bë e ditur nga të dy këngëtarët të cilët i kanë publikuar në Instagram disa sekuenca të këngës së re.

Ky projekt muzikor pritet të publikohet më 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve ‘Shën Valentinin’. Ishte Buraku ai i cili e ka zbukuar datën.

Fansat u kanë dëshiruar suksese nëpërmjet komenteve të ndryshme në Instagram./Lajmi.net/