Protesta e studentëve shqiptarë ku sot vala e saj është shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit ka ngrohur zemrat e kujtdo që deri dje i pikëlluar mendonte që në këtë vend nuk ka më shpresë.

Të shumta janë figurat publike që kanë bërë thirrje që të gjithë të bashkohen me studentët sepse kërkesat e tyre janë të drejta, ndërsa sot protestat i është bashkuar edhe gazetari Blendi Fevziu.

Fevziu është parë mes turmës së studentëve para Ministrisë së Arsimit teksa ka dëgjuar kërkesat e tyre dhe është prekur nga rrëfimet e tyre për tarifat e larta që paguajnë në universitetet publike.

Sakaq, mesditën e sotme Fevziu ka postuar në Facebook një video nga momenti i protestës ku shkuan:

“Respekt për studentët!”

Respekt per studentet.

Gepostet von Blendi Fevziu am Donnerstag, 6. Dezember 2018

Ndërkohë që figurat publike janë bashkuar, studentët e kanë bërë të qartë që dje se mes tyre nuk janë të mirëpritur politikanët e as deputetët e partive në vend.