CS Fola Esch dhe FC Prishtina zhvillojnë ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Europa League

Skuadra nga Kosova do të përpiqet të nxjerrë rezultat pozitiv në stadiumin “Emile Mayrisch” para ndeshjes kthyese që zhvillohet pas një jave.

Formacioni startues i CS Fola Esch: Hym, Dikaba, Bernard, Muharemovic, Kocur, Hadji, Laterza, Kirch, Klapp, Seydi, Chrappan.

Formacioni startues i FC Prishtina: Bekaj, Thaçi, Arago, Dallku, Haliti, Khalid, Korenica, Mankenda, Mustafa, Januzi, Ahmeti.

Theksojmë se kundërshtari i Prishtinës ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në Europa League nëpërmjet vendit të tretë në klasifikimin e kampionatit shtetëror të Luksemburgut, nga 14 skuadra sa ka në ‘National Division’.

Me 47 pikë, me goldallim +31, 72:41, ka qenë prapa kampionëve të shtetit, Dudelange, me 68 pikë dhe nënkampionit Niedercorn me 63 pikë.

Fola Esch është skuadra e pestë më e suksesshme me shtatë tituj në Luksemburg, por dy prej tyre i ka fituar viteve të fundit si më 2013 dhe 2015 – tituj të vetëm që nuk i ka marrë kampioni i sivjetmë, Dudelange – skuadër kjo e cila nga viti 2000 i ka fituar plotë 14 tituj e ku mbetët mbrapa Jeunesse me 28, rekord të shtetit.