Keni ëndërruar ndonjëherë një rrogë super të lartë me shumë pak kohë të shpenzuar në punë?

Epo kjo mund të bëhet realitet në Suedi.

Përshkruhet si puna e ëndrrave dhe konsiston në hapjen dhe mbylljen e një stacioni trenash në Korsvägen, i cili është në ndërtim e sipër.

2100 euro në muaj për 2 minuta punë në ditë, por vetëm një person do të jetë fatlumi për t’u punësuar.

Praktikisht personi që do të fitojë vendin e punës, duhet thjesht të hapë stacionin dhe të ndezë dritat në mëngjes duke vazhduar me procedurën e mbylljes në darkë.

Mjafton që të respektoni oraret fikse të hapjes dhe të mbylljes së stacionit të trenit e ndërsa gjatë kohës së orarit të punës do të jeni të lirë të lëvizni.

Nuk ka ndonjë limit të paracaktuar nënshtetësie apo aftësie të veçantë për kandidatët.

Kandidaturat duhet të paraqiten në vitin 2025 kur stacioni të ketë përfunduar dhe të jetë gati për t’u hapur.