Finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpool dhe Tottenham ka zgjuar interesim të madh te futbolldashësit.

Kjo pasi biletat në tregun e zi kanë kapur shifrën e 50 mijë eurove.

Tifozët e Liverpoolit dhe Tottenhamit do t’i ndajnë 33.226 bileta për ndeshjen finale, e cila zhvillohet në stadiumin e Atletico Madridit Wanda Metropolitano, që ka kapacitet prej 68.000 ulëse.

Tifozët që kanë mbetur pa biletë në faqen zyrtare të UEFA-së, kanë gjetur metoda të ndryshme për të siguruar praninë në kryeqytetin spanjoll më 1 qershor.

Biletat për këtë ndeshje aktualisht janë duke u shitur, ndërsa në StubHub çmimi i tyre shkon deri në 50 mijë.

Në këtë uebsajt bileta më e lirë kushton 4 mijë euro, edhe pse tifozëve iu kanë rekomanduar uebsajtet më të besueshme. /Lajmi.net/