Sot më shumë se kurrë njerëzit janë dhënë pas postimit në rrjete sociale të çdo lëvizje të tyre.

Dhe, këtë më së shumti po e bëjnë adoleshentët.

Problemi është që e gjithë kjo kohë e kaluar në teknologji po i bën ata të “mjerë”Sipas një studimi që ka përfshirë 1 milion adoleshentë në SHBA, për këto 25 vite është rritur tej mase kohëzgjatja e qëndrimit dhe përdorimit të teknologjisë.

Duke minimizuar mundësitë për jetesë të shëndetshme, lumturi dhe aktivitete.

Thënë shkurt, sa më shumë që kalojnë adoleshentët në telefonat e tyre të mençur dhe kufizojnë kohen që kalojnë me miq, njerëz të dashur dhe aktivitete të tjera, ata bëhen për ditë e më keq në çdo sferë të jetës.

Një orë në Instagram për ditë, ju mban larg doktorit!Jo saktësisht, por studimi ka sjellë rezultate që tregojnë se të eliminuarit tërësisht të teknologjisë nga jeta nuk është zgjidhje.

Na pëlqeu ose jo, rrjetet sociale, telefonat e mençur, mundësitë që ju të jeni live 24 orë në rrjete sociale e kanë ndryshuar jetën e të gjithëve.

Megjithatë të ndaluarit tërësisht adoleshentëve qasjen në to mund të dëmtoj ata dhe të krijoj situate të reja të izolimit social.

Ashtu si në shumicën e gjërave në jetë, çelësi është tek menaxhimi.

Një orë në teknologji për ditë, konsiderohet e mjaftueshme për të rritur fëmijë të shëndetshëm, dhe jo të varur nga teknologjia.

Po ashtu ata do të jenë më të shoqërueshëm, do të jenë më aktiv me shoqëri, dhe do të jenë më eksplorues.

Nëse e keni të vështirë që në ditën e parë të kufizoni në një orë qëndrimin në teknologji, atëherë filloni me hapa të thjeshtë duke ulur ditë mbas ditë orën e qëndrimit në interet.

Filloni me zbatimin e një rregulli pa-telefona në tryezë për darkë.

Dhe kërkesa që fëmijët tuaj të jenë më aktiv në punët e familjet dhe shtëpisë.

Nxitini fëmijët tuaj të kalojnë më shumë kohë jashtë me shokët e tyre, duke krijuar eksperienca të gjalla jo virtuale.

Fëmijët po humbasin rastin të jenë të lumtur nga qëndrimi i gjatë në telefona!