Federata Botërore e Xhudos vendos që të punojë statujën e bronztë për Majlinda Kelmendin

Federata Botërore e Xhudos ka vendosur që të nderojë me statujë bronzi ‘mbretëreshen’ e këtij sporti, Majlinda Kelmendi.

Kosovarja ka shënuar suksese të jashtëzakonshme në sportin e xhudos, duke bërë marketing edhe për shtetin e Kosovës.

Arritja më e madhe e Majlindës mbetet medalja e artë olimpike, e fituar në Rio De Janeiro.

Për vendimin e Federatës Botërore të Xhudos për punimin e statujës prej bronzi ka njoftuar trajneri i Majlindës, Driton Kuka, me anë të një postimi në Facebook. /Lajmi.net/

Federata Botërore e Xhudos gjegjësisht Presidenti Vizer ka vendosur që për Majlindën të angazhoj artistët më të njohur…

Gepostet von Driton Toni Kuka am Donnerstag, 18. Juli 2019