Mbi 200 mijë fansa të “Game Of Thrones” kanë nënshkruar një peticion për ribërjen e sezonit final të këtij seriali, përcjellë GazetaBlic.

Peticioni i Change.org, i quajtur “Ribërja e Game of Thrones Sezoni 8 me skenaristët kompetentë”, është një thirrje për krijuesit e serialit që të largohen.

“David Benioff dhe D.B. Weiss kanë dëshmuar se janë shkrimtarë të paaftë, kur nuk kanë material burimor (p.sh. librat). Kjo seri meriton një sezon final që ka kuptim. Shkatërroi pritjet e mia dhe bëj që kjo të ndodhë, HBO!”, thuhet në peticion.

Disa pika të komplotit kanë shkaktuar zemërim tek disa fansa, sidomos pas episodit të pestë “The Bells”, në të cilin Daenerys dhe dragoi i saj Drogon e dogjën King’s Landing, duke vrarë shumë personazhe kryesore dhe plot civilë të pafajshëm.

Episodi i fundit i Game of Thrones transmetohet të dielën, më 19 maj./JustJared/