Familja Syla fal gjakun e vajzës!

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së premte, në rrugën Skenderaj-Mitrovicë.

Nxënësja 15-vjeçare, Qëndresa Syla, është goditur për vdekje nga një veturë e cila po qarkullonte në rrugën Skenderaj-Drenas, e që ishte duke u vozitur nga Faton Lushtaku, vëllai i nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtakut.

Mes shiut dhe lotëve, e ndjera është varrosur sot në fshatin e saj Tërrnafc të Skenderajit, ndërsa familja Syla ia ka fal gjakun familjes Lushtaku. Akti i shtrirjes së dorës ka ndodhur sot gjatë varrimit, ku shumë qytetarë kishin shkuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit 15-vjeçares, në mesin e të cilëve ishte edhe kryetari Bekim Jashari bashkë me nënkryetarin Nuredin Lushtaku.