Etrit Berisha ndërron skuadër, mbetet në Serie A

Etrit Berisha Lazio Udine 19-01-2014, Stadio Friuli, Football Calcio 2013/2014 Serie A, Udinese - Lazio, Foto Insidefoto

Etrit Berisha mund të ndërrojë skuadër por do të mbetet në Serie A.

Portieri i Kombëtares Shqiptare është pranë largimit nga Atalanta.

Mediet në Itali raportojnë se Spal po vazhdon të insistojë për 30 vjeçarin.

Spal këtë verë do të humbas Emiliano Vivianon, i cili do të rikthehet në Portugali te Sporting Lisbonë, skuadër e cila ka edhe kartonin e portierit.

Skuadra e Spalit e konsideron Berishën si një pasues të denjë të Vivianos.

Djaloshi nga Prishtina në Serie A ka veshur edhe fanellën e Lazios, gjatë viteve 2013-2016./Lajmi.net/