Mos dhënia e dorës ndaj kundërshtarit po kthehet në modë në futbollin europian.

Fundjavën që shkoi, trajneri i Chelseat refuzoi t’i zgjaste dorën guardiolës pasi ky i fundit e mundi 6-0.

Ndërkaq, mbrëmjen e djeshme, Totenhemi mposhti me rezultatin 3-0 Borusian e Dortmundit, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Para fillimit të takimit ka ndodhur diçka interesante gjatë përshëndetjeve të 2 trajnerëve.

Luçien Favre i Dortmundit, nuk ka pranuar t’i shtrëngojë dorën homologut të tij Mauricio Poçetinos.

Megjithatë, ai nuk e ka lënë fare “thatë”, por ka dashur që të përshëndetet me grusht.

Mediat zbulojnë se ky veprim i teknikut verdhezi, erdhi për shkak se ai ishte me grip dhe nuk dëshironte ta transmetonte gripit te Poçetino.

Ky moment nuk i ka shpëtuar kamerave të shumta, teksa videoja është shpërndarë në rrjetet sociale.