Ermal Fejzullahu është ndër këngëtarët më me zë dhe më të popullarizuar në trojet shqiptare.

Zë të dëshmuar, të dëgjuar, melankolikë, e që të rrallë janë artistët sikur ky, andaj është më i angazhuari i estradës, shkruan Kosovarja.

Meqë njihet se këndimit live ia thotë pa iu trembur syri, agjenda e tij ndër vite ka qenë i ngjeshur, sidomos në këtë sezonë, ku e kemi parë sa në Prishtinë, sa në bregdet, sa në diasporë, nëpër mbrëmje muzikore gjithandej, madje edhe nëpër ahengje familjare që ia besojnë e gjithë punën atij secila shtëpi.

Përkundër këtyre, Ermalin e shohim tejet aktiv edhe në rrjetet sociale, duke ndarë fotografi e momente me këdo që është pranë tij.

Rrallë herë në postimet e tij e shohim vetëm, gjithmonë me shokë, shoqëri, kolegë, me Arianën, me fëmijë.

Por edhe ky sikurse të tjerët ka momente që mbetet e shihet i vetëm dikur në këto foto.

Dhe, sigurisht këto i bën me dashje që të shfrytëzojë kohën të flasë me familjarët, për të cilët i merrë malli, sepse siç dihet ka një profesion tejet të ngarkuar, ku ka raste që nuk i sheh me javë e ndonëherë me muaj. /Kosovarja/