Era Istrefit me fjalë të veçanta për ditëlindjen e mbesës së saj

Renee sot feston ditëlindjen dhe Era ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar.

Vajza e Nora Istrefit dhe Robert Berishës sot feston ditëlindjen e katërt, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast nuk ka munguar urimi publik i babait të saj Robertit dhe nënës Norës dhe urimet e familjarëve të tjerë dhe shoqërisë po ashtu.

Ndër ta Era Istrefi ka zgjedhur që nëpërmjet Instagramit ta urojë mbesën e saj për ditëlindje.

“Urime ditëlindjen për mbesën time Renee.

Jam shumë e lumtur dhe krenare me ty. Shpresoj ta dish sa shumë të dua ty engjëll i vogël”, shkruan në urimin e Erës.

Që kur ka lindur Renee, Erën e kemi parë shumë të afërt me të dhe me këtë e ka dëshmuar se është një teze shumë e afërt dhe e dashur./Lajmi.net/