Lorenci ishte një djal nga Skrapari i cili ëndërronte të largohej nga Shqipëria.

Pas shumë përpjekjesh, ai arrin më në fund te xhaxhai i tij në Londër, në mënyrë ilegale.

I riu ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë dhe ndërroi jetë.

Ai u arrestua nga policia britanike, për shkak se nuk kishte leje qëndrimi. Gjithashtu Lorencinuk ishte lejuar nga policia, që të merrte trajtimin e duhur mjekësor.

Historia e tij është rrëfyer mbrëmjen e sotme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, nga nusja e xhaxhait të tij Liljana

Kjo e fundit kishte ftuar në emsion prindërit e Lorencit, Pranverën dhe Neshatin.

Liljana u dha atyre një mesazh nga Lorenci i cili ishte:

Jetojeni jetën aty ku e la Lorenci. Ju e dini se sa e donte ai jetën, prandaj vazhdojeni pë të.