Menaxheri i ri i Arsenalit, Unai Emery dëshiron ta ndihmojë mesfushorin Mesut Ozil ta arrijë formën e tij më të mirë

Menaxheri i Arsenalit, Unai Emery dëshiron t’i ndihmojë mesfushorit Mesut Ozil ta rikthejë formën e mirë që i mungoi në edicionin e kaluar të Premierligës dhe në Kampionatin botëror 2018.

Ozil nënshkroi kontratë të re në Emirates Stadium në janar edhe pse mungoi në tri ndeshjet e fundit të aventurës së menaxherit Arsene Wenger, ai u ftua nga Gjermania në fushatën dëshpëruese në Botëror ku ata përfunduan në pozitën e fundit në grup në “Rusi 2018”.

Ozil mund të luajë rol kyç në Arsenal dhe Emery dëshiron ta ndihmojë mesfushorin ta arrijë formën e tij më të mirë.

Ne jemi këtu për të ndihmuar çdo futbollist”, deklaroi Emery, i pyetur nëse do të mundohet ta përmirësojë formën e Ozilit.

Për ne, Mesut është futbollist shumë i rëndësishëm. Ne duam t’i ndihmojmë atij. Dua të punoj me të në një mënyrë të re dhe me ambicie të përmirësojmë kualitetet e tij dhe të ekipit”, u shpreh Emery.