Eliminoi në oborr të shtëpisë çiftin dhe vajzën e tyre 13-vjeçare, e pabesueshme arsyeja e tragjedisë

Mëngjesin e sotëm është raportuar se familja Pocesta nga Dibra u gjetën të vrarë në qytetin e Dibrës.

Familja kishte ardhur për pushime nga Italia.

I vrarë mbeti Amid Pocesta, bashkëshortja e tij Nazmije Pocesta dhe vajza Anila Pocesta, e lindur në vitin 2004.

Burime për Indeksonline bëjnë me ditur se arsyeja e vrasjes ishte krejtësisht banale:

“Arsyeja pse ka ardhur deri te vrasja ka qenë disa hekra që e ndajnë shtëpinë, gilindera që i themi ne.

Pra personi i dyshuar ka vrarë vëllun e gruas me familje apo siç njihet ndryshe tek ne baxhanakun”.

Sipas të njëjtit burim, i dyshuari ka hyrë në dhomë të fjetjes tek familjarët dhe ka kryer vrasjen. Autori i dyshuar është identifikuar si Rasim Findo.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.