Ekspertët japin alarmin për pijen më të dashur për shqiptarët: Mos e konsumoni!

Çdo vend dhe qytetërim ka karakteristikat e tij që e dallojnë nga vendet e tjera.

Ushqimi, pijet, kukltura dhe zakonet janë vetëm disa nga elementët përbërës të këtyre karakteristikave dalluese.

Të gjithë e dimë se pija e preferuar e shqiptarëve, ose më saktë, le të themi pijet e preferuara janë kafja dhe rakia.

Megjithatë, në temperatura të larta, të cilat do mbizotërojnë kryesisht këtë vit, ekspertët ka rekomanduar të hiqni dorë nga kafeja.

Kjo, pasi kafja bashkë me alkoolin, mund të shkaktojnë dehidratim.

Foto ilustruese

Në vend të kësaj, ata kanë rekomanduar që në këto ditë të nxehta që po mbizotërojnë në Evropë të konsumohen trangujt, domatja, shalqiri, si dhe sallata të ndryshme.

Krahas ushqimit, profesionistët e fushës shëndetësore kanë lëshuar paralajmërime edhe në kohën se kur duhet ekspozuar diellit.

Sipas tyre, është me rëndësi që ekspozimi të mos bëhet përgjatë periudhës kohore 10:00-17:00.

Një paralajmërim i tillë është drejtuar posaçërisht kundrejt grave shtatzëna, fëmijëve, personave të moshuar, si dhe atyre që vuajnë nga sëmundja e zemrës.