Ekipi U 15, që po shkëlqen, me talentët e rrallë të futbollit në Kosovë!

Ekipi U 15 i shkollës së futbollit “Ramiz Sadiku”, ia doli të bëhet kampion i Shqipërisë etnike, duke fituar në finalen e turneut mbarëkombëtar – DIGITALB, në fundjavën që shkoi!

Fillimisht një javë më parë ia dolën të jenë të parët në grupin e tyre në turneun e zhvilluar në Prishtinë në fushën e “2 Korrikut”.

Kjo skuadër U 15, që ka disa nga talentet më të mëdhenj të Kosovës në futboll, i mundën të gjitha skuadrat kundërshtare, madje disa me rezultat të thellë.

Ajo dallohet për sulmuesit e saj më të rrezikshëm, pasi ka arritur të shënojë më së shumti gola, në garën rajonale ku bën pjesë, në njërin nga qarqet e Prishtinës, në grupin B, por edhe në garat tjera.

Në garat në grupin B, ku zunë vendin e parë, në 20 lojë arritën 17 fitore, një barazim dhe vetëm dy humbje.

Ndërsa, shënuan 96 gola, duke shënuar mesatarisht 5 gola në ndeshje, përkatësisht 4.8 gola, dhe duke pësuar vetëm 11 gola, duke dëshmuar edhe ne turnir se kanë një mbrojtje të pathyeshme.

Në gjithë turneun u dalluan disa futbollistë, madje Endrit Dërvodeli, ia doli të krijojë një goleadë, duke shënuar 10 gola, në 7 lojë, ndërsa me katër gola u radhit i dyti Art Zeka, që ka shënuar mbi 30 gola në kampionat në garat rajonale.

Zeka ka shënuar 4 gola, Drilon Hazrolli është mesfushor ofensivë, që ka shkëlqyer me lojë dhe gola, ndërsa nga lojtarët e mbrojtës dhe mesfushorët defensivë, Triumf Ahmeti me dy gola, po ashtu ka shkëlqyer me një gol në turnir edhe Apollon Morina, një lojtar me tipare të mesfushorit shkatërrues, nga i cili pritet shumë.

Po ashtu një gol e ka shënuar edhe mbrojtësi Dion Gubetini.

Kjo skuadër pasi mundën të gjithë kundërshtarët në garën në Prishtinë, ndërsa me 23 qershor në Tiranë dolën fitues në vazhdim të turnirit, që u luajt në formë plej-ofi, ku morën pjesë gjashtë skuadra, nga Kosova ishte edhe “2 Korriku”, si fituese e grupit tjetër në Kosovë, një ekip ishte nga Maqedonia – “Shkëndija” e Tetovës, dhe tri të tjera nga Shqipëria!

Finalja ishte e Kosovës, “Ramiz Sadiku” e mundi “2 Korrikun”, me rezultat minimal 1 me 0.

Skuadra që ngriti trofeun në finalen e turneut mbarëkombëtar – DIGITALB është:

Art Zeka

Ardon Elshani

Art Miftari

Drilon Hazrollaj

Dion Shabani

Endrit Dërvodeli

Erald Ajeti

Elard Dolluri

Ideal Maxhuni

Labeat Haxholli

Lah Kajtazi

Leart Prapashtica

Rion Berisha

Rron Prapashtica

Triumf Ahmeti.

Trajner Betim Sylejmani, ndërsa ndihmës Fillim Guraziu.

Ndërsa, faqja e digjitalb e ka përshkruar kështu përfundimin e kësaj gare:

“Ramiz Sadiku”, kampion i Super 15, në një turne plot emocione, garë, lot gëzimi dhe eliminimi”.