E zonja e la dhe iku, qeni bën 200 km rrugë për t’u kthyer në shtëpi

Një qen i plagosur dhe me lot në sy ka ecur për 200 kilometra mes përmes pyjeve të Rusisë vetëm që të kthehej sërish në shtëpinë e tij.

Maru, një qen femër njëvjeçare, u braktis nga pronarja e saj e cila ka thënë më vonë se ishte alergjike ndaj saj.

Kështu, e zonja e hipi Maru-në në një tren që do ta dërgonte në strehën e qenve ku ajo kishte lindur.

Por, Maru rezultoi të ishte shumë besnike dhe arriti të hapte derën e vendit ku mbahej, priti për momentin kur treni ndaloi në një stacion dhe u largua për t’u kthyer në shtëpi.

Duke ndjekur shinat e trenit, ajo kishte udhëtuar për 200 kilometra nëpër pyje ku mund të ishte ndeshur me arinj ose ujqër.

Pronarja e strehës, Alla Morozova nisi një kërkim për gjetjen e kafshës shtëpiake pasi mori vesh se ajo nuk ndodhej më në tren.

Për çudinë e të gjithëve, dy ditë e gjysmë më vonë, Maru u gjet e lodhur dhe e plagosur në një zonë shumë afër shtëpisë së pronares që e kishte braktisur.

Sipas mediave, kafsha e gjorë ishte e rraskapitur e me lot në sy.