Bashkëthemeluesi i gjigantit ‘Microsoft’ është mjaft i njohur për shpikjet e tij dhe vizionin për të ardhmen

Bill Gates ka bërë shumë parashikime teknologjike në vitin 1999, të cilat sot janë realizuar, ndërkaq tani ka vendosur të flet për aftësitë të cilat do t’ju bëjnë të suksesshëm në të ardhmen në tregun e punës.

Paraprakisht vlen të ceket se Gates është person që lexon shumë dhe investon në aktivitete filantropike anë e mbanë botës.

Sipas të dhënave dhe hulumtimeve që i ka kryer, Gates thotë se janë tri aftësi që do t’ua përcaktojnë njerëzve suksesin në të ardhmen.

Sipas tij, këto aftësi janë:

1) Shkenca

2) Inxhinieria

3) Ekonomia

Mendoj se njohja bazike e shkencës, matematikës dhe ekonomisë do të jenë shumë të kërkueshme në tregun e punës në të ardhmen.

Nuk është e domosdoshme të shkruani kode, por duhet ta kuptoni atë çfarë inxhinierët mund ta bëjnë dhe çfarë s’mund të bëjnë”.

Përndryshe, plot ekspertë kanë treguar se këto tri aftësi priren të bëjnë revolucion në industri në të ardhmen dhe personat që i kanë këto aftësi, patjetër se do të jenë shumë të suksesshëm.