Qentë konsiderohen si miku më i mirë i njeriut, jo vetëm sepse janë kafshë besnike, por sepse janë edhe tejet miqësor, të zgjuar dhe të ndjeshëm ndaj pronarëve të tyre.

Një grua ka përlotur rrjetin me historinë e saj.

Ajo ka gjetur disa qenusha të braktisur të cilët kishin ditë pa ngrënë dhe me dorë në zemër vendos t’i marrë me vete.

Gruaja ka thënë:

“Nuk mund të flija natën dhe s’mund t’i lija ashtu.”

Një prej qenushave, i cili ndodhet në sediljen e parë të makinës i ka treguar asaj mirënjohjen duke i zgjatur putrën në shenjë falënderimi.

Ajo u emocionua dhe filloi të përlotej dhe teksa qenushi e shikonte këtë skenë iu afrua edhe më shumë duke u përkëdhelur.